Lojtaret e Getafes duke festuar ne dhomat e zhveshjes
Getafe ditën e djeshme fitoi minimalisht ndaj Real Madrid, me “Los Blancos” që u mposhtën 1-0. Golin vendimtar të kësaj përballjeje e shënoi Martin Satriano në minutën e 39-të, i cili “heshti” gjithë stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Padiskutim që festa ishte e gjitha legjitime për futbollistët e getafes që siguruan në 3 pikësh të rëndësishëm ndaj një prej skuadrave më të forta në La Liga.
Nëpërmjet disa video të publikuara në rrjetet sociale nga klubi shihen futbollistët duke festuar në dhomat e zhveshjes.
They’re crazy, but they’re MY CRAZY ONES.
— Getafe C.F. English (@GetafeCFen) March 2, 2026
????????????pic.twitter.com/NaSjU5O2gQ
Poll
