
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe përballja mes Lazios dhe Romës, sfidë e fituar minimalisht nga djemtë e Sarrit. Por kjo ndeshje u shoqërua me tensione si në fushën e lojës ashtu edhe në fund të saj.
Pas përfundimit të këtij takimi Jose Mourinhos kishte diçka për të sqaruar me Luis Alberton dhe Romagnolin, ku prezent ishte edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Ky i fundit ndërhyri për të ulur tensionet, por e pa veten të përfshirë në sherr me trajnerin portugez.
Ky i fundit ishte i pezulluar dhe nuk mund ta drejtonte skuadrën nga stoli, por e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist. Sapo luzitani pa Lotiton iu drejtua me fjalët: “Pse sheh?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacialëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.
“Pse sheh?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse sheh? Unë jam presidenti i Lazios. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, thotë Lotito.
Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Pinto që mori në mbrojtje Mourinhon. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për luzitanin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes.