
Humbja 1-2 me Tiranën në "Loro Boriçi" ka sjellë përshtjellim te Vllaznia. Sulmuesi Da Silva dhe portieri malazez Zogovic janë përplasur mes tyre, me sherrin që ka degjeneruar në dhomat e zhveshjes. Nëse nuk do ishte ndërhrja e stafit teknik, lojtarët e kuqebluve do përfundonin deri te grushtat mes tyre.
Shkak është bërë goli i barazimit nga Batha në pjesën e parë. Sipas shtypit të shkruar, sulmuesi i ka kërkuar llogari portierit për mosreagimin në atë goditje dënimi, ndërsa ky I fundit tregoi se muri i vendosur prej tij u ça.
Në momentin e golit, Da Silva dhe Zogovic kanë shkëmbyer fjalë, me malazezin që nuk e ka pëlqyer aspak këtë situatë. Ai e ka pritur sulmuesin dhe shokun e skuadrës në tunelin e stadiumit, me tensionin që është rritur në maksimum. Ndërhyrja e stafit ka bërë që sherri mos degjenderonte në përplasje fizike. Rezultatet e fundit kanë bërë që te Vllaznia të trazohen ujërat.