
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave për ndeshjen me Vllazninë. Nesëer në 13:00 në "Loro Boriçi" luhet sfida e javës së 21, me durrskaun e Tiranës që kërkon nga bardheblutë të hyjnë në fushë me mentalitetin e kampionit. Në fund Shehi nuk mund të mos cekte largimin e Muçit dhe boshllëkun që 19 vjeçari lë në skuadër.
Dëmtimet dhe rikuperimet? Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët. Me lojtarët që janë të gatshëm, besoj së mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi dhe që është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët kemi përpara, por edhe nga situata që jemi që kemi nevojë për pikë.
Mbrojtja? Na mungojnë 2 shtyllat e mbrojtjes, por do të përshtatemi me këto vështirësi, shpresoj që t'ia dalim.
Objektivat në këto javë të mbetura? Janë edhe shumë javë në lojë. Nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t'u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekip.
Vllaznia? Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi. Duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon te asnjë.
Muçi? Muçi është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talenti i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara me situatën ku jemi dhe lojtarët që kemi", tha për mediat Shehi.