Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shënuan në derbin kroat, flasin dy protagonistët KUQEZI

Shkruar nga NEWSPORT
Shënuan në derbin kroat, flasin dy protagonistët KUQEZI

Fundjava që lamë pas ka qënë mjaft produktive për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë treguar një nivel loje të mirë, teksa nuk kanë munguar asistet edhe golat.

Dy prej tyre vijnë nga kampionati kroat, aty ku kolonia shqiptare sa vjen e shtohet. Protagonist kanë qënë 2 futbollistët e kombëtares së drejtuar nga Christian Panucci, Ardian Ismajli dhe Myrto Uzuni. Dyshja ka shënuar në derbin me tyre, por ka qënë Ismajli ai që ka triumfuar. Pas takimit dy lojtarët treguan emocionet e golit.

"I mbytëm ata që nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte një fitore e merituar. Duhet të vazhdojmë kështu dhe do ta kapim Europën  (Hajduk ndodhet pesë pikë larg Lokomotivës së vendit të katërt). Kishim rreth 17 mijë tifozë që po na mbështetin, mendoj se ua shpërblyem me këtë fitore", përfundoi Ismajli.

Ndërkohë, në duelin mes Hajduk Split dhe Lokomotiv Zagreb, te Hajduk u aktivizua dhe mesfushori i kombëtares, Francesco Tahiraj, i cili pas takimit u shpreh:

"Nuk e prisja që trajneri të më vendoste në formacionin titullar. Tifozët ishin lojtari jonë i 12-të. Ata më duartrokitën të gjithë kur u zëvendësova. Tani do të festojmë pak. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe them se nuk bëra keq", tha Tahiraj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga