
Bylis do të përballet me Partizanin në kuadër të javës së 21-të të Abissnet Superiore, takim i cili do të zhvillohet ditën e hënë në orën 13:00. Aktualisht ballshiotët mbajnë vendin e 8-të në klasifikim me 23 pikë.
Skuadra e Naxhi Shensoit është një nga ekipet që arrin të prodhojë loje dhe raste, por për fatin e keq të tyre mundon finalizimi i rasteve. Siç duket sulmi është “thembra e Akillit” , gjë e cila u vërejt edhe në duelin e Teutën.
Shensoi ka nisur punën intensivisht për të rreguluar “defektin” e skuadrës, pasi përballja me demat është shumë e rëndësishme për objektivat e skuadrës, ndërsa kërkohet edhe fitoja në “Adush Muça”.
Kujtojmë se me Vllazninë dhe Kastriotit kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0, çka do të thotë se lojtarët e kanë të vështirë të kordinohen siç duhet me përmasat e portës së kundërshtarëve.