
Besart Berisha i ka dhënë fund aventurës te skuadra australiane e Western United.
Sulmuesi shqiptar ka lajmëruar largimin përmes një statusi në rrjetet sociale.
"Faleminderit klubit të futbollit Western United, tifozëve dhe stafit për ato 2 sezone të mahnitshme! Ishte një kënaqësi për të luajtur dhe shënuar gola për ju! Dua të falënderoj shumë shokët e ekipit, ishte mirë të luaja së bashku me ju" - shkroi Berisha në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
35-vjeçari ishte pjesë e Western prej dy sezonesh, ku arriti të luajë 48 ndeshje, nga ku realizoi 26 gola e tre asiste. Me kombëtaren shqiptare, futbollisti i lindur në Prishtinë luajti në 17 takime, teksa shënoi dhe një gol.
Poll