Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shënoi gol dhe ia dedikoi mamasë pas ndarjes nga jeta, Irdo BUBEQI prek në shpirt me fjalët e tij: Ky gol ishte për ty, do më mungosh shumë (FOTO+VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT

Pak javë më parë një lajm i trishtë mbuloi botën e futbollit teksa bëhej me dije se trajneri i njohur, Dorian Bubeqi, kishte humbur bashkëshorten e tij, e cila ishte ndarë nga jeta. Një moment tragjik për familjen Bubeqi që duhet të kalonin një situatë aspak të lehtë.

Ditën e sotme, Irdo Bubeqi, djali i teknikut, shënoi një gol në ndeshjen e kampionatit të moshave mes Besës dhe Bylisit. Irdo në pjesën e dytë barazoi shifrat për Besën me një penallti dhe “festa” e golit ishte një dedikim i tëri për mamanë e tij. Në rrjete sociale, djaloshi prek lexuesit me fjalët e tij të trishta.

“Mami ky gol ishte per ty , nuk mendoj se do të shërohem ndonjëherë nga tragjedia e pashmangshme e vdekjes sate të papritur. Faleminderit që je rrezja ime e dritës në jetë. U prefsh ne xhennet ️, do te me mungosh shume. ”- shkruan Irdo.

[caption id="attachment_678942" align="alignnone" width="683"] Irdo Bubeqi i dedikon golin mamaes se tij e cila u nda nga jeta[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga