Tirana udhëton në Blash për t’u përballur me Bylisin ditën e sotme në orën 15:00 në Adush Muça për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Bylis është transfertë e vështirë për bardheblutë të cilët nuk kanë marrë asnjë fitore në dy ndeshjet e fundit. Trajneri Shehi ka ndarë mendjen për formacionin teksa Patrick luan nga minuta e parë. Bellai nga ana tjetër ka ulur në stol Bejin.
Formacionet Zyrtare:
BYLIS (4-2-3-1): Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Lorran; Qoshku, Macolli, Perreira Da Silva, Souza Barros; Lajthia, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.
TIRANA (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi; Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrick. Trajner: Orges Shehi.
Poll