
Tirana pret Skënderbeun në “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 3të të “Abissnet Superiore”. Një duel ku bradheblutë rikthehen në “shtëpi” për të zhvilluar sfidat si pritesë dhe pas një mungesë të gjatë tashmë në “Selman Stërmasi” synojnë 3 pikët.
Korçarët nga ana tjetër janë skuaadar që kanë siguruar 6 pikë në dy javët e para të Superiores dhe ndaj kryeqyteasve duan një tjetër suprizë për të qenë ata lider në klasifikim.
Sa i takon formacionit të Tiranës është rikthyer Bruno Lulaj, i cili ka shlyer pezullimin e marrë në sezonin e kaluar. Ndërkohë Ivan Gvozdenovic nuk ka bërë ndryshime në formacion , duke i besuar kështu skuadrës që e ka nxjerr fituese në dy javët e para të kampionatit.
Formacionet Zyrtare:
TIRANA: Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Kaina, Hasani, Latifi. Trajner: Orges Shehi
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Liço, Rabiu, Shaqe, Juri, Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç