Këngëtarja Greta Koçi ka zgjedhur të imitoj komentatorin e Supersport Dritan Shakohoxha. Dy videot e Gretës qarkullojnë në internet ndërkohë që për ti dhënë më tepër vëmëndje ka menduar vetë komentatori i Supersport.
Shako ka postuar videon në rrjetin social Instagram dhe më pas e ka shoqëruar me një dixhiturë të këndshme.
“Tani po që ndihem i kërcënuar”, ka shkruar Shako.
“Është super papagall për të imituar njerëzit. Kësaj rradhe e kapur me Shakohoxhën”, ka shkruar Eni Koçi, motra e Gretës që është dhe autorja e videove.
Në të njëjtin postim të Shakos, Greta i shkruan: “Je gjigand, të përqafoj”.
Ndërsa Eni Koçi ka një tjetër dedikim: Je unik, nuk ndiqen ndeshjet nëse nuk i komenton ti”.
Postimi i Shakos për videon e Gretës