
Elis
Bakaj dhe goli janë kthyer në një binom fantastik te Shakhtyor Soligorsk.
Sulmuesi shqiptar realizoi një dopietë në goleadën e skuadrës së tij, 5-0 ndaj
Belshina.
Ish-bomberi i Kukësit dhe Vllaznisë shënoi golin e dytë dhe të tretë, duke e
ndihmuar jo pak Shaktyor për të kaluar në gjysëmfinalen e Kupës. Ndaj Belshina,
Bakaj u ngjit në kuotën e 14 rrjetave personale te Shakhtyor.
Ndërkohë, kjo formë fantastike e tij nuk pritet të lihet pa u vënë re nga
trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Italiani po vuan për një
sulmues të mirëfilltë për dy takimet eleminatore të "Euro2020" qe do
të zhvillohen me 22 mars kundër Turqisë dhe tre ditë më vonë ndaj Andorës dhe
Bakaj mund të jetë surpriza e listës që do zbardhet këtë të enjte