
Ferhan Hasani ende nuk e ka caktuar skuadrën e ardhshme. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është në mëdyshje për skuadrën e re, pas largimit nga Helsinki. Disa oferta nga Shqipëria dhe një nga India mbajnë varur 30 vjeçarin e sulmit, që dje ka qenë prezent në Tiranë.
Mediet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se Buba kërkon 14 mijë euro në muaj, për të kaluar në kampionatin tonë. Lojtari, sëbashku me përfaqësuesit e tij ka takuar drejtuesit e Partizanit, teksa ende nuk ka asgjë zyrtare.
"Sportmedia.mk" tregon se më herët ai u lidh me një kalim te Tirana apo Shkëndija. Ende nuk dihet nëse Partizani do bëjë këtë sforco ekonomike, me Hasanin që kërkon një "pagë faraonike".
Poll