Bylisi do të përballet me Tiranën në kampionat, takim i vlefshëm për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”. Përballje e një niveli të lartë për ballshiotët, të cilët kanë kundër kampionëet e vendit për 3 pikët e radhës në kampionat.
Sikur tëë mos mjaftonte vështirësia, tashmë Arian Bellai duhet t ëbëjë pa dy lojtarë titullarë, ç’ka i shton akoma më shumë “dhimbjet e kokës”.
Antoni Beji do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të vërdhe, ndërsa Aldo Qoshku i pezulluar për kartonin e kuq të marrë ndaj Kukësit. Ajo që gëzon Bellain përpara këtij takimi është se mund të përdorë tashmë dy afrimet e reja, Koten dhe Zguron, të cilët debutuan në Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, takim që u mbyll në favorin e shkodranëve 2-0.