Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida ndaj verilindorëve, sulmuesi i Luftëtarit i kalon “topin” kundërshtarit: I gjithë presioni është te Kukësi, në miqësore nuk kanë luajtur të gjithë titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj verilindorëve, sulmuesi i Luftëtarit i kalon

Luftëtari do të luajë ndeshjen e parë pas kthimit të futbollit në Elbasan ndaj Kukësit. Bluzinjtë ndodhen në vendin e parafundit në klasifikim dhe janë pothuajse të rënë nga Superliga, por lojtarët do të bëjnë maksimumin deri në fund.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, sulmuesi i Luftëtarit, Joan Çela është shprehur se presioni në këtë ndeshje është te Kukësi pasi janë ata që kërkojnë me çdo kusht 3 pikët.

 “Gjërat nuk kanë ecur mirë pasi nuk kemi luajtur të gjithë titullarët. Ne nuk kemi presion, pasi I gjithë presioni është te Kukësi që kërkon fitoren me çdo kusht.

Fillimi për ne ka qenë I vështirë pasi kemi qendruar dy muajsh jashtë. Dy javë nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë pasi kemi bërë dy stërvitje në ditë dhe kemi marrë formën e duhur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga