Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida ndaj Laçit në transfertë, Sormani ul në stol një prej titullarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Laçit në transfertë, Sormani ul në stol

Partizani do të luajë ditën e diel në transfertë ndaj Laçit. Pas eleminimit nga Kupa, kampionët e vendit do të kenë një tjetër mision të vështirë pasi duhet të marrin 3 pikë në Laç për të mos humbur më shumë terren me kreun.

Situata nuk duket e qetë me tifozët që kanë dal kundër lojtarëve për paraqitjen e tyre në takimet e fundit dhe në këtë sfidë kërkojnë fitoren për të rikthyer qetësinë.

 Partizani do të mbyll sot përgatitjet e fundit për këtë takim, ndërsa duket se trajneri Sormani ka vendosur për 11-shen titullare. I vetmi ndryshim pritet të jetë ulja në stol e Idrizaj që prej shumë ndeshjesh ka qenë titullar dhe në vend të tij pritet të aktivizohet Dorian Kërçiku, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e njëjtë.

Formacioni i mundshëm: Hoxha, Kërçiku, Belica, Bitri, Trashi, Broja, Telushi, Melo, Bardhi, Çinari, Solomon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga