
Skënderbeu pret të shtunë në 19:00 skuadrën e Partizanit në kuadër të javës së 32 të kampionatit. Në këtë duel, trajneri i korçarëve, Migen Memelli do duhet të bëjë pa Laerd Sadriun dhe Dwumfour të pezulluar. Sfida është tejet e rëndësishme, pasi Skënderbeu pretendon pikë në garë për mbijetesën.
Nga ana tjetër Ilir Daja gjen përballë ish-ët e tij, me Partizanin që qëndron në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Teuta ndjekëse. Sfida e Korçës pritet të vendosë shumë për Skënderbeun, që kërkon të shpëtojë sezonin, teksa qëndron një pikë më pak se Bylis që qëndron në zonën e sfidës shtesë për qëndrimin në kategori.
Poll