Vllaznia dhe Partizani luajnë të premte në 17:45 në “Loro Boriçi”. Ndeshja e javës së shtatë në Superligë sheh dëmtime dhe mungesa të shumta te dy skuadrat. Për vendasit janë katër emra që shqetësojnë Josën.
Esin Hakaj, Lorik Boshnjaku, Liridon Latifi dhe Helvedin Heric janë të pamundur për vendasit. Nëse Latifi dhe Boshnjaku kanë javë që janë jashtë, në ndeshjen e fundit me Teutën lanë fushën për shkak të lëndimit edhe Hakaj me Heric. Mbrojtësi ka një dëmtim në këmbën e majtë, teksa mund të mos rrezikohet për ta aktivizuar.
Heric nga ana tjetër ka një problem muskular, gjë që mund të sjellë mungesën e tij. Te Partizani kanë një mungesë të sigurt, me Mattondo që u ndëshkua me karton të kuq në derbin e humbur me Partizanin. Morali i ulët pas humbjes dhe mungesa e muskujve në mesin e fushës do duhet të zgjidhen nga trajneri Colella, që e shqetëson edhe Telushi.