Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida e Kupës ndaj Tiranës, FLAMURTARI me mungesa ndaj bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida e Kupës ndaj Tiranës, FLAMURTARI me mungesa ndaj bardhebluve

Flamurtari vazhdon pregatitjet dhe ditën e nesërme skuadra e Ilir Dajës do të udhëtoj drejt Tiranës për ndeshjen e parë këtë vit atë ndaj bardhebluve në Kupë. Sfida e cila do të luhet të mërkurën në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stermasi". Trajneri Daja vijon punën me skuadrën edhe pse çështja e rrogave është ende prezent në klub dhe deri më tani nuk ka marr ende një zgjidhje.

Lojtarët vazhdojnë të stërviten dhe ndaj Tiranës nuk do të jetë i gatshëm Albi Alla. Mbrojtësi vazhdon stërvitjen i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës për shkak të një viroze dhe nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Daja në një sfidë delikate si ajo ndaj Tiranës. Gjithashtu edhe merkato e vlonjatëve vazhdon të jetë e vakët pasi është afruar vetëm Lejdi Liçaj duke bërë që trajneri Daja të mos ketë shumë alternativa në dispozicion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga