Teuta dhe Tirana luajnë të diel në 13:45 në stadiumin e Rrogozhinës. Dueli i Superligës luhet në fushë neutrale për shkak se “Niko Dovana” është në proces për të ndërruar fushën. Duket se te Tirana janë në mëdyshje për këtë duel, duke qenë se disa nga futbollistët dhe pjesëtarë të stafit vijojnë të jenë pozitiv me covid-19.
Në të tilla kushte, shtypi I shkruar bën me dije se bardheblutë kanë kërkuar në FSHF shtyrjen e ndeshjes me Teutën për një tjetër datë. 25 herë kampionët e vendit do luajnë të mërkurë edhe ndeshjen e kthimit në Kupë me Shkumbinin, me Shehin që do marrë në ekip disa lojtarë nga të rinjtë.
Organika e cunguar prej virusit, ka detyruar bardheblutë që të shohin mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, me FSHF që ende nuk e ka një përgjigje.