Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sezoni i Barcelonës “shembet” për 2 javë, Champions League shpëtimi i vetëm për katalanasit

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i Barcelonës “shembet” për 2 javë, Champions

Ky janar ka qenë më i “acarti” ndër vite për Barcelonën. Humbja e sotme me Villareal 3 me 5, ka bërë që diferenca në kampionat nga Real Madrid të thellohet në 10 pikë. Kështu mund të thuhet se blaugranasit kanë dalë nga gara për titullin kampion.

Jo vetëm kampionati, por dhe Superkupa me Kupën e Spanjës janë humbur. Madje në dy trofetë e fundit të përmendur, gjithçka është mbyllur. 2 javë zhgënjyese për Barcelonën, ku kujtojmë fillimisht humbjen 4 me 1 ndaj Real Madrid në Superkupë. Më pas një tjetër humbje e thellë erdhi më 24 janar kundër Athletic Bilbao. Baskët fituan 4 me 2, duke eleminuar Barcelonën nga Kupa.

Nuk është ironi, por trofeu i vetëm që Barcelona është në garë për këtë sezon ka mbetur Champions League. Dhe pse shpresat janë thuajse zero duke parë formën, shpëtimi i vetëm vjen nga trofeu më i rëndësishëm europian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga