
Qazim Laçi është një nga lojtarët e talentuar shqiptar që luan në Francë te Ajaçio. Mesfushori në një lidhje me “Fan Zone”, shprehet se mezi pret të grumbullohet nga Kombëtarja e madhe pasi ka luajtur të gjitha ndeshjet me Shpresat U-21.
Situata në Francë? “Për momentin stërvitemi vetë me programin që na ka dhënë klubi. Na kanë thënë që në 11 maj do të vazhdojmë stërvitjen. Dje një lojtar i Ligës së parë kishte virus dhe nuk e dimë se kur do të fillojmë”.
Sezoni në Francë? “Deri tani ka qenë sezoni më i mirë. Duke parë ecurinë e skuadrës mendoj se ka qenë sezoni më i mirë”.
Kombëtarja e madhe? “Jam gëzuar shumë për shokët që kam luajtur te Shpresat që luajnë në ekipin e parë. Kjo do të thotë që te skuadra e U-21 është bërë një punë e mirë. Shpresoj që edhe unë të jem pjesë kur të mblidhet sërish kombëtarja”.
E ardhmja? “Për momentin PSG-ja është momenti më i mirë në botë. Janë shumë skuadra që kam dëshirë të luaj. Olimpiakosi është skuadra e zemrës dhe ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj atje”.