Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sektori i licencimeve dha "ok" vetëm dy muaj më parë, FSHF kërkesë të re Bashkisë së Lushnjes

Shkruar nga NEWSPORT
Sektori i licencimeve dha "ok" vetëm dy muaj më parë,

Edhe pse stadiumi i Lushnjes "Roza Haxhiu" ka marrë "ok" nga sektori i licencimit vetëm dy muaj më parë, FSHF i ka dërguar së fundmi një shkresë klubit për të ndërhyrë sërish në rregullimin e shkallëve përballë stadiumit të tribunës qendrore.

Lushnja që nga 12 tetori ka luajtur të gjitha takimet rregullisht në stadiumin "Roza Haxhiu", por së fundmi ka marrë kërkesën e re nga ana e FSHF-së për të shfrytëzuar periudhën e pushimeve në muajin janar për të kryer punimet e fundit duke ditur se gjatë kësaj periudhe në këtë stadium nuk do zhvillohet asnjë takim.

Problem mbetet fakti se bashkia nuk ka parishikuar asnjë ndërhyrje në stadium dhe se në buxhetin e projektuar për vitin e ardhshëm nuk është menduar për një investim ekstra. Buxheti i miratuar për vitin 2018 nuk parashikonte asnjë fond për ndërhyrje të reja në stadium.

Kujtojmë që shpenzimet e fundit para dy muajsh në stadium kushtuan plot 60 milionë lekë të vjetra, një tjetër investim në stadium do të ishte i paparashikuar nga klubi, i cili duhet të sforcohet shumë për të plotësuar kërkesën e fundit që ka mbërritur nga FSHF-ja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga