Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sedlovski para Egnatias: Kjo ndeshje është histori tjetër, kam 2 mungesa të rëndësishme. HOXHA? Të gjithë lojtarët i kam njëlloj

Shkruar nga NEWSPORT
Sedlovski para Egnatias: Kjo ndeshje është histori tjetër, kam 2

Vllaznia do të sfidojë ditën e sotme Egnatian në “Loro Boriçi” sfidë e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore. Duke nisur që na ora 18:00 në Shkodër, vendasit do të synojnë vetëm fitoren për të marrë në “pronësi” vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.

Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ishte i pransishëm Goce Sedlovsmi, i cili ka theksuar se përballja e sotme është një histori tjetër nga ajo e Kupës së Shqipërisë që luajtën para 3 ditësh.

“Kjo do të jetë ndeshja e tretë brenda javës. Tani luhet për diçka tjetër nga sfida e të mërkurës dhe këtë herë luhet për pikët. Përballë kemi një kundërshtarë të aftë dhe prandaj duhet të jemi të durueshëm në fushën e lojës. Për ne e rëndësishme është se si do hymë në fushën e lojës dhe si do të luajmë këtë 90 minutësh.

Mendoj se djemtë janë të ndërgjegjshëm për rëdnësinë e sfidës, ku kanë punuar pë korrigjimin e gabimeve të bëra në ndeshjet e tjera. Kemi probleme me dëmtimet, ku Bulatovic dhe Smajli me shumë gjasa nuk do të mund të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Ardit Hoxha kërkon më shumë minuta? Unë nuk e di këtë pretendim të lojtarit, tani po e dëgjoj. Për mua të gjithë janë njëlloj dhe prej secilit do të mundohem të marr më të mirën. Do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë, janë edhe shumë pikë në lojë dhe si rrjedhojë duhet të tregojmë vlerat tona.

Të gjithë ndoshta e preferojnë lojën e bukur, por tashmë ka ardhur momenti që të luajmë vetëm pë pikët. Sfida me Egnatian nuk mendoj se është pëcaktuese sepse janë edhe shumë pikë të tjera në lojë deri në fund”, ka theksuar Sedlovski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga