Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SEDLOVSKI para duelit me Teutën: Nuk e kam mendjen te mungesat, pas këtyre 90-minutave dua 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
SEDLOVSKI para duelit me Teutën: Nuk e kam mendjen te mungesat, pas

Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” ditën e nesërme, me sfidën që starton në orën 15:00. Një ndeshje mjaft delikate për shkodranët që synojnë rikthimin te fitorja në kampionët. Triumfi ndaj durrsakëve do t’i mbante në garë për vendin e 4-të.

Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri Goce Sedlovski, i cili ka kërkuar përqendrim maksimal nga djemtë e tij dhe secili duhet të japë maksimumin për fitoren.

 “Çdo ndeshje e mbetur deri në fund është e rendesishme dhe kjo ndaj Teutës është njëra prej këtyre 4 përballjeve. Duhet të jemi të përqendruar në maksimum për këtë ndeshje, sepse e dimë rëndësinë e madhe që ka ajo, por edhe të tjerat që vijnë më pas. Mund të them se çdo gjë sa i takon kualifikimit për në Europë, është vetëm në dorën tonë.

Kemi probleme në mbrojtje, por është detyra jone t’i zgjidhim këto gjëra. Nëse bëjmë mirë, sigurisht që mund t’ia dalim. Nuk kemi zgjedhje tjetër, vetëm t’i luajmë këto 90 minuta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të marrim tri pikët”, ka përfunduar maqedonasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga