
Egnatia pret në “Arena Egnatia” skuadrën e Vllaznisë për të zhvilluar mes tyre gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ora 14:00. Një sfidë mjaft interesante dhe e luftuar pritet të jetë në Rrogozhinë, pasi përballja e parë mes tyre ka përfunduar 1-1.
Edlir Tetova do të kërkojë të shkruajë historinë në Kupën me skuadrën e Egnatias, ndërsa ditëne sotme do të ketë edhe “luksin” e zgjedhjeve të më të mirëve.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Goce Sedlovskin, i cili do të ketë një “mal” me mungesa. Balaj, Gurishta, Mala dhe Smajli, me dy të fundit që kanë mbyllur sezonin, ndërsa dy të parët kanë disa shqetësime fizike.
Formacionet zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Agbekpornu, Zejnullai, Fernando; Kasa, Duamena, Jackson. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia (3-4-2-1): Qarri; Juric, Boshnjaku, Bulatovic; Coba, Alivoda, Marku, Hakaj; Jonuzi, Latifi; Kaina. Trajner: Goce Sedloski