Supersfida e kësaj jave mes Partizanit dhe Kukësit e cila është e vlefshme për javën e 32-të të Superligës, është duke u "gatuar" në të njëjtin kompleks.
Të dy skuadrat kanë nisur përgatitjet e tyre për përballjen e fundjavës, ku dueli mes tyre shikohet si finalja e madhe e këtij sezoni. Por, ajo çfarë ndodh me përgatitjet e dy ekipeve është për rekord "Guinness", pasi të dy klubet janë duke u stërvitur në të njëjtin ambient, në kompleksin "Tirana Internacional" në Pezë.
Çdo ditë ata shkëmbehen me njëri tjetrin, por ka edhe raste kur njëra skuadër pret tjetrën që t'i liroj fushën.
Përballja e rëndësishme e kësaj jave bën që klubet të gjejnë diferencë kohore, por edhe spe do të duan të distancohen, ata nuk kanë çfarë t'i fshehin njëri tjetrit.
[caption id="attachment_106496" align="alignnone" width="463"] Kompleksi Tirana Internacional ku sterviten Partizani dhe Kukesi[/caption]
[caption id="attachment_106497" align="alignnone" width="464"] Kompleksi Tirana Internacional ku sterviten Partizani dhe Kukesi[/caption]