Juventus - Champions League - Galatasaray
Juventus humbi ndeshjen e parë përballë Galatasarayt në Stamboll me shifrat 5-2. Ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të mërkurën, do të kërkojë përmbysjen e madhe për të avancuar më tej në Champions League.
“Zonja e Vjetër” e ka marrë një fitore, ende pa zbritur në fushë, duke i motivuar tepër. Sipas kompanive të basteve, Juventus është favoriti kryesor për të triumfuar në këtë duel.
Koefiçenti për një fitore të mundshme të torinezëve është 1.48. Një barazim i mundshëm është kuotuar 5, ndërsa koeficenti për një triumf të turqve, është 5.5, jo pak e çuditshme.
Megjithatë, pritet të shihet se ç’do të ndodhë në fushën e lojës, pasi “parashikimet” e basteve janë thjeshtë “statistikë” në letër.
Poll
