Ditën e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit Juventus – Galatasaray, faza e 1/16-ave në Champions League, ndërsa kapiteni legjendar i “Zonjës së Vjetër” Gianluigi Buffon, ka dhënë mendimin e tij për këtë sfidë. Sipas ish-portieri italianë, Juvja ka pak mundësi që përmbysja të ndodh, teksa “rekordmenët” e Serie A u mposhtën në duelin e parë 2 – 5 në Stamboll.
“Nëse ekipi i drejtuar nga Spalletti do ishte në formë të plotë, do kishte arsye për të shpresuar. Pas humbjes kundër Como-s dhe këto mungesa… Mos të harrojmë, sulmuesi i rivalëve Osimhen nuk shënoi ndeshjen e parë.
Duhen 4 gola që Juventusi të avancojë në fazën tjetër të Champions-it. Për mua, Interi dhe Atalanta kanë më shumë shanse se bardhezinjtë”, u shpreh shkurtimisht Buffon për “Gazzeta dello Sport”.
