
Vincent Candela, ish-futbollisti i njohur i Romës, ka qenë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në qendrën sociale në Kombinat, ku shërbyen drekën për frekuentuesit e qendrës.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi nismën “Roma Care”, për të gjitha aktivitetet sociale që ka bërë në Tiranë. Ndërsa Vincent Candela, foli nga kjo qendër sociale për ndeshjen finale të Romës kundër Feyenoord, si dhe për qytetin e Tiranës.
“Skuadra e Romës ka një ndeshje shumë të rëndësishme, në një finale që do ta luajë për ta fituar. Klubi i Romës nuk është vetëm kaq. Klubi i Romës udhëton në 360 gradë, është shumë më shumë se kaq.
Sot ishte një ditë e bukur, shijova diellin shqiptar në Tiranën e mrekullueshme, jam këtu me ju, do të ndjek ekipin tim në një finale, çfarë mund të ketë më bukur se kaq?”, u shpreh Candella.