Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Safet GJICI mban fjalën, presidenti i KUKËSIT me kusht të ri për pagat

Shkruar nga NEWSPORT
Safet GJICI mban fjalën, presidenti i KUKËSIT me kusht të ri

Kukësi mposhti 1-0 Bylisin në "Elbasan Arena", me një penallti të kontenstuar nga miqtë. Fill pas këtij dueli, futbollistët kanë mbushur xhepat pasi janë paguar për muajin shkurt. Futbollistët përpara një jave bojkotuan stërvitjen për shkak të financave, me Safet Gjicin që ka mbajtur fjalën dhe ka paguar lojtarët dhe stafin. Muajt e pandemisë janë paguar nga FSHF, ndërsa nuk do të paguhen edhe nga klubi.

Te verilindorët kanë vendosur si kusht finalen e Kupës së Shqipërisë. Mësohet se Safet Gjici kërkon me çdo kusht një trofe këtë sezon, me kampionatin që iu iku nga duart verilindorëve në ndehsjen me Laçin. Kësisoj, për të marrë të plota pagat e qershorit dhe korrikut, lojtarëve iu është kërkuar finalja e Kupës dhe pse jo triumfi në të. Në gjysmëfinale Kukësi do të përballet me Teutën, me ndeshjene  parë që do të luhet të enjte në 20:45 në "Elbasan Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga