Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Safet GJICI "lëshon" dorën, presidenti ka një kërkesë për KUKËSIN

Shkruar nga NEWSPORT
Safet GJICI "lëshon" dorën, presidenti ka një

Kukësi mundi 1-3 Tiranën në "Selman Stërmasi" dhe ndodhet vetëm një pikë larg kryesuesve të Partizanit. Performanca e mirë, tre golat dhe renditja kanë "ngrohur" presidentitn e Kukësit Safet Gjici. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur tejet i kënaqur me skuadrën, duke paguar edhe rrogat mujore që në këtë moment. Presidenti dhe njëherazi kreu i bashkisë Kukës, nuk është ndalur me kaq por ka shpërndarë edhe premio për fitoren ndaj bardhebluve.

Një gjë të tillë e konfirmoi drejtoti i klubit, Nderim Nexhipi i ftuar te "Procesi Sportiv" dha lajmin e mirë për lojtarët. Mesa duket Safet Gjici nuk është ndalur me kaq, pasi ka një kërkesë serioze për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro. Ai dëshiron vendin e parë në renditje, duke parë edhe kalendarin e Partizanit. Një barazim i "Demave" në derbin ndaj Tiranës dhe një fitore e mundëshme e Kukësit në "shtëpi" ndaj Teutës, do bënte që verilindorët të ngjiteshin në krye, duke plotësuar dëshirën e presidencës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga