Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sa shumë konflikte me futbollistët, Dervishi bën rrëmujë Kukësin pas Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Sa shumë konflikte me futbollistët, Dervishi bën

Dritan Dervishi disa muaj më parë iu bashkua Partizanit për të marrë detyrën e drejtorit sportiv. Në pak muaj arriti të krijonte disa konflikte të brëndshme me lojtarë si Vrapi, Bici, Mazrekaj apo dhe me këshilltarin e presidentit Demi, Sulejman Starovën. Më tej, Dervishi u konfliktua edhe fizikisht me drejtuesit e Tiranës por kjo është një kapitull më vete. Fundi i sezonit solli largimin e tij nga Partizani për të marrë drejtimin  e Kukësit sërish në rolin e drejtorit sportiv. Mund të jenë rastësi por me ardhjen e tij nisi një eksod masiv tek skuadra verilindore. U largua trajneri Hasan Lika, administrator Ekrem Spahia, për të vijuar me lojtarë si Ladrovci, Guimaraes, Erik Flores, Scepanovic, kapiten Malota apo dhe Gledi Mici që më tepër duket i ikur se sa i Kukësit për sezonin e ri. Malota bëri disa akuza të forta për drejtuesit duke nënkuptuar drejtorin Dervishi si njeriu që bën negociatat dhe në të njëjtën linjë ishte dhe akuza e bërë së fundmi në facebook nga Gledi Mici. Të jenë të gjitha rastësi?! Dervishi është gjithmonë aty ku ka sherr apo akuza për tu bërë…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga