Zbulimi i të kuqve në merkaton e verës duket se do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave, duke humbur kështu edhe grumbullimin me kombëtaren U-21. Ylber Ramadani, djaloshi 20-vjeçar që luan në krahun e majtë të mesfushës u dëmtua mbrëmjen e djeshme kundër Krasnodar në minutën e 21 dhe u zëvendësua menjëherë nga Bertoni.
Dëmtimi duket se është i një grade të lartë, por vizita në klinikën mjekësore të të kuqve ditën e sotme do të tregojë dhe gradën e dëmtimit të lojtarit, i cili parashikohet se do të qëndrojë disa javë jashtë fushës, duke bërë që ai të humbasë jo vetëm startin e kampionatit, por edhe ndeshjet e kombëtares Shpresa.
Poll
