
Humbja turpëruese me Uellsin, që e çoi Rusinë në shtëpi, ka sjellë dorëheqjen e trajnerit Leonid Slutsky, i cili punonte “part-time” me Kombëtaren e tij, pasi është njëkohësisht edhe trajner i CSKA-së së Moskës. Ai pranoi dështimin dhe iu drejtua tifozëve rusë me një ndjesë publike. “Dua t’u kërkoj falje tifozëve të Rusisë për paraqitjen e dobët në Francë, ndërsa federata tani duhet të gjejë një trajner të ri për Botërorin 2018. Na vjen shumë keq, sepse nuk arritëm të bënim asgjë në këtë Europian, nga ku po largohemi me kokën ulur. Skuadra zhgënjeu totalisht, duke mos qenë asnjëherë e ekuilibruar në ndeshjet në grup”, - tha trajneri Slutsky.
Poll