Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rudari zhgënjen Cungun, përforcimi numër 3 një mister

Shkruar nga NEWSPORT
Rudari zhgënjen Cungun, përforcimi numër 3 një mister

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, bashkë me drejtues të tjerë të Vllaznisë, ishin të enjten në Mal të Zi, ku kanë ndjekur ndeshjen mes Rudarit dhe Kukësit në Europa League. Dihet që tregu malazez është nga më të preferuarit për shkodranët, por këtë radhë ata kanë mbetur të zhgënjyer, sepse nuk kanë parë asnjë lojtar, që mund t'u bëjë punë për sezonin e ardhshëm. Rudari ka lënë për të dëshiruar me lojën e tij, ndërkohë që në vëmendjen e Cungut ka qenë edhe mbrojtësi i Kukësit, Ylli Sahmeti, por kjo është një pistë shumë e vështirë.

PËRFORCIMI I TRETË? - Klubi shkodran është shumë prapa me përforcimet, kjo është e qartë. Kanë rinovuar shumica e titullarëve të sezonit që shkoi, por kanë ardhur vetëm dy lojtarë të rinj, Olsi Gocaj dhe Brunild Pepa. Pranë është portieri Agoviç, por nuk ka zyrtarizim. Kështu, përforcimi i tretë i Vllaznisë mbetet një mister, pasi edhe tregu malazez duket se afron shumë pak alternativa në këtë moment.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga