Klubi i Teutës së Durrësit, ka bërë një apel për tifozët dhe qytetarët e saj, mbi situatën pas tërmetit në qytetin e tyre. Në njoftimin e bërë klubi bën apel për ruajtjen e qetësisë, pasi situata e keqe tashmë ka kaluar. Gjithashtu klubi durrësak shprehet se tashmë me qetësimin e situatës sizmologjike, brenda pak ditëve do të nisin dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës në Superiore ndaj Skënderbeut.
Njoftimi i klubit të Teutës:
Ruani qetësinë!
Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë që është aktualisht. Me probleme të mëdha nga termeti i 26 nëntorit. KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka ren ndjeshëm numri i pasgoditjeve .Ne mund t'iu themi se situata është duke u qetësuar. Mund t'iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit. Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë, dhe, brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatijet anti-Skënderbeu.
