RTSH-ja surprizon tifozët, një ndeshje falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni-Vllaznia ëështë një tjetër takim mjaft interesant që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00.
Të dy skuadrat vijnë nga humbjet respektive javën e kaluar ndaj Tiranës dhe Bylis dhe përballë njëra-tjetrës do të synojnë vetëm 3 pikët.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje që pritet të dhurojë spektakël për shkak edhe të lojës që zhvillojnë shijakasit dhe shkodranët RTSH-ja ka vendosur ta “dërgojë” falas në shtëpitë e të gjithë tifozëve, pasi ky takim do të transmetohet në RTSH Sport.