RTSH-ja surprizon sërish, kombëtarja e femrave vjen falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Dita e sotme është një ditë ku do të luhen çerekfinalet e Champions League. Por përpara se të shikojmë këto takime, në Shqipëri vëmendjen do ta marrin kuqezinjtë.
Kombëtarja U-19 e femrave do të duelojë ditën e sotme, duke nisur që nga ora 14:30 me Lihtenshtein. Ky takim do të luhet në “Air Albania” dhe është i vlefshëm për Ëomen’s Under-19 Championship.
Kjo përballje do të transmetohet LIVE në RTSH 2, duke ardhur falas në shtëpitë e të gjithë tifozëve shqiptar.