Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rrugëtimi i “Uniting for respect” në Shqipëri, Partizani nis luftën kundër gjuhës së urrejtjes në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Projekti “Uniting for respect” ka marrë jetë te klubi i Partizanit ditën e sotme. Klubi i kuq ka ndërmarrë dhe më parë iniciativa të tilla jashtë fushës së blertë, teksa kjo e fundit synon ndër të tjera luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në stadiume. Kjo nismë po ashtu ka në fokus minimizimin e agresivitetit të tifozërive në derbi(Partizani – Tirana).

Ky projekt pritet të shtrihet dhe në klube të tjera, ndërsa me një postim të 22 dhjetorit organizata “ASSA Asscociation” e prezantonte në FSHF duke shkruar: “Kemi arritur me sukses të mbyllim aktivitetin tonë të parë për të rritur impaktin social, tolerancën dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes nga tifozët e rinj të klubeve të futbollit. Një falenderim i madh për të pranishmit, tifozët e rinj, përfaqësues të Tiranës dhe Partizanit, gazetarët e sportit, të cilët e bënë të mundur. Dedikimi juaj ka krijuar një impakt brenda dhe jashtë fushe.”

Projekti “Uniting for respect” mbështetet financiarisht nga iniciativa rajonale e Agjencive të Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazimi dhe besim”, e cila financohet nga fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen. Në Shqipëri kjo iniciativë zbatohet nga zyrat lokale të UNDP dhe UNFPA.

Kujtojmë se Partizani më parë ka shtrirë projekte në shkolla të Tiranës dhe po ashtu ka mbështetur rolin e femrës në futbollin shqiptar. Javët e ardhshme priten projekte të tjera nga klubi i kuq.

[caption id="attachment_719522" align="alignnone" width="225"]Projekti "Uniting for respect" Projekti "Uniting for respect"[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga