Partizani pas derbit me Tiranën pritet të rikthehet te fitorja por me një rival si Vllaznia është pak e vështirë, pasi të kuqtë kanë 10 takime pa fitore. Trajneri Colella deklaroi se duhet të jenë agresivë, në të kundërt do të fitojë Vllaznia. Dilemat e mëdha në këtë takim janë porta dhe mesi i fushës.
Vendimi i Colellës për gardianin e katërkëndëshit pritet të ndryshoj pasi të gjithë kërkojnë Alban Hoxhën. Në mesin e fushës pritet të rikthehet Bruno Telushi, por mbetet për t’u parë kontigjenti tij fizik pasi shfaqi probleme në derbi.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Hoxha, Hadroj-Sota-Bitri-Buxhelaj, Rrapaj-Murataj-Telushi, Cara-Skuka-Da Silva
Poll