
Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat italiane. Mbrojtësi i krahut të djathtë ende nuk ka rinovuar kontratën e tij, ndërsa janë bërë të ditura detajet e saj. Rrogë marramendëse duke e krahasuar ku ishte një vit më parë, si dhe klauzolë që nuk e ka pasur asnjë lojtar shqiptar deri më sot.
Mediat italiane i bëjnë bujë faktit se ai do të përfitojë 1.4 milionë euro neto në sezon, por që me bonuset e kontratës ajo do të shkojë 2 milionë euro në vit. Por, sipas klauzolës, ajo do të shkojë edhe në 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.
Për sa i përket klauzolës së largimit, De Laurentiis ka vendosur një shifër shumë të lartë, për të përfituar maksimalisht nëse ndonjë klub tjetër dëshiron të rrëmbejë lojtarin, siç veproi Juventusi me Higuain. Kushdo që do të marrë Hysajn nga Napoli pa negociuar me vetë klubin, do të duhet të paguajë një çek prej 50 milionë eurosh.
https://youtu.be/15_s5Z-bQBM