Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rritet presioni te Skënderbeu, Ilir Daja dhe vendimi i CAS-it bëhen çështje në kampin korçar

Shkruar nga NEWSPORT
Rritet presioni te Skënderbeu, Ilir Daja dhe vendimi i CAS-it bëhen

Skënderbeu ka disa ditë që pret vendimin përfundimtar nga ana e CAS-it lidhur me pezullimin e klubit korçar me 10 vite nga Europa. Sigurisht që vonësa ka shkaktuar jo pak tension në kampin korçar, pasi ka disa javë që ka startuar merkatoja dhe ende nuk është kryer asnjë lëvizje.

Problem tjetër është dhe faza përgatitore. Ndërkohë që klubi është në pritje të vendimit, trajneri Ilir Daja po mendon për përgatitjet që ende nuk kanë nisur. Në rast se përgjigja nga CAS-i është pozitive, atëherë tekniku do jetë nën presionin e kohës për të zhvilluar përgatitjet.

Gjithashtu dhe çështja e rinovimit të këtij të fundit është një vendim që ka mbetur pezull, sikurse dhe për shumë lojtarë të ekipit, të cilët nuk dinë çfarë të bëjnë, pasi po presin rënien e "gongut". Kujtojmë që Daja është përfolur si mundësi reale për kalimin te Flamurtarit, gjithsesi duhet thënë se asgjë nuk është zyrtare, për aq kohë sa nuk është thënë fjala e fundit nga CAS-i.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga