
Vllaznia vijon përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi shkodran nuk po kalon ditë të mira, ku para pak javësh rezultuan pozitiv me Coronavirus disa lojtarë.
Në testet e tjera të kryera vetëm pak ditë më parë thuhet se numri i të prekuve ëshët rritur ndjeshëm, të paktën kështu raporton ShkodraSport. Bëhet fjalë për 5 ose 6 persona brenda Klubit, duke marrë këtu edhe anëtarë stafi.
Sikur të mos mjaftonin problemet e brendshme te Vllaznia, virusi u shton akoma më shumë ''brengën'' në Shkodër. Ne shpresojëm që gjithçka të shkojë mirë dhe të mos rrezikohet për asnjë çast shëndeti i të prekurve.
Poll