
David Alaba ka bërë një gjest fisnik, duke blerë 2 përqind të aksioneve të klubit të tij në vendlindje. Austria Vienë ishte në rrezik falimenti prej borxheve dhe ndikimit të pandemisë, teksa një ndihmë prej 500 mijë eurosh vjen nga mëngjarashi I Bayern Munich.
Lojtari ka kontribuuar me 500 mijë euro të ardhura për klubin, që pritet të jenë një ndihmë e madhe në kapërcimin e situatës. Në këmbim atij I janë dhënë 2 përqind të aksioneve, ndërsa skuadra mund të mos merrte pjesë sezonin që vjen në elitën e Austrisë. Kështu, mbrojtësi që në verë do largohet nga Bavern Munich ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën ku nisi karrierën sportive.
Poll