Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj
Kombëtarja shqiptare U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e parë të raundit të parë të Kampionatit Europian, ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 15:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj paraqitet gati dhe në formë optimale për këtë përballje të rëndësishme. Kuqezinjtë janë grumbulluar dhe stërvitur që prej ditës së diel në Durrës, duke zhvilluar një program të plotë përgatitor në prag të këtij kompeticioni.

Në seancën e fundit stërvitore, ekipi u vizitua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili i përcolli lojtarëve dhe stafit urimet e Presidentit Duka për një turne sa me të suksesshëm dhe ndeshje me rezultate sa më pozitive.

Kombëtarja synon të nisë me tre pikë këtë rrugëtim në Europian, duke konfirmuar punën dhe përgatitjen e zhvilluar gjatë këtyre ditëve. Ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv.

Poll

Lexo gjithashtu