Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rrezikojnë mbijetesë, por "halli" më i madh në Ballsh janë golat

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikojnë mbijetesë, por "halli" më i madh në

Bylisi prej ditësh ka nisur stërvitjet për duelin me Kastriotin, takim që do të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 15:00. Një sfidë direkte për mbijetesën dhe në Ballsh shpresojnë shumë që në fund të arrijnë objektivin, qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Por ajo që shqetëson të gjithë makallastriotët është sulmi. Skuadra prej javësh tashmë ka nisur “agjërimin”. Kjo mbase edhe për shkak se sulmuesit kryesorë si Beji Antony dhe Felipe Souza kanë mbyllur sezonin për shkak dëmtimesh. Por edhe Luis Kaçorri është ndalur në kuotën e 3 golave.

Vetëm Kaçori është pjesë e skuadrës dhe pritshmëritë janë të mëdha, por Naxhi Shensoi këërko  që të gjthë lojtarët duhet të japin një sforco për të arritur te gola. Sulmuesi i ardhur në janar, Doi shënoi në debutim, por tashmë duket se ka humbur nuhatjen për gol. Pjesë e skuadës janë edhe Danladi, Tutu apo dhe Santos. Dy të parët akoma nuk kanë debutuar, ndërsa nga i fundit pritet shumë.

Elementët në sulm nuk mungojnë, ku drejtuesit zbrasën xhepat për të siguruar golin, por duket se në fazën e 3-të mungesa e golit ka penalizuar ballshiotët. Shensoi shpreson që në fazën e fundit situata të jetë ndryshe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga