
Një lajm shokues vjen vetëm një ditë para rifillimit të kampionatit shqiptar, teksa raportohet se një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari i mallakastriotëve, identiteti i të cilit s’bëhet i ditur ka udhëtuar nga Ballshi drejt Shkodrës, ku edhe ka rënë në kontakt me virusin.
Procesi Sportiv raporton se hetimi epidemiologjik tashmë po vijon, ndërsa pritet të shihet nëse do të testohen të gjithë futbollistët e ballshiotëve. Vetëm 24 orë para takimit kundër Tiranës, i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores, vjen ky lajm që mund të paralizojë sërish kampionatin shqiptar.
Pritet të shihet nëse bardheblutë do të pranojnë të udhëtojnë drejt Ballshit apo do të jetë Federata Shqiptare e Futbollit që do të ndërhyjë. Ky është rasti i parë që një futbollist në Shqipëri infektohet me virusin COVID-19.