Arinaldo Rrapaj është shitur te Ludogorets në Bullgari për shifrën e 250 mijë eurove. Megjithatë një lëvizje e papritur ka bërë që drejtuesit e kuq të përfshijnë në klauzolë dhe huazimin e tij deri në fund të sezonit.
Kësisoj, pas shitjes së kartonit drejt bullgarëve, me këta të fundit është arritur dakordësia që vlonjati ta mbyllë sezonin tek të kuqtë si i huazuar nga klubi i Ludogorets. Edhe pse Giovani Colella deklaroi në konferencë për shtyp se ai nuk llogaritet më si pjesë e skuadrës, në fakt situata tanimë ka marrë rrjedhë tjetër.
Mungesa e rezultateve pozitive ka bërë që drejtuesit e kuq ta huazojnë lojtarin deri në fund të sezonit. Pritet të shihet se çdo të ndodhë teksa në këtë vit kalendarik Partizani i trajnerit italian po vuan shumë.