Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për miqësoren me Suedinë. Ky është testi i dytë i kuqezinjve për këtë muaj, teksa në orën 19:00 në “Friends Arena” në Stokholm do të përplasin “brirët” për fitoren.
Një takim shumë i rëndësishëm për Sylvinhon, i cili do të ‘piketojë’ edhe lojtarët që do të ketë në Euro 2024. Trajneri do t’i shikojmë me imtësi edhe në këtë përballje dhe më pas do të vendosë pikat mbi “i” për listën finale.
Braziliani pritet të bëjë rotacion ndaj Suedisë në krahasim me formacionin që luajti kundër Kilit. Janë plot 7 ndryshime në 11-shen, duke nisur që nga porta deri në sulm.
Kështu në portë do të jetë Etrit Berisha, i cili për shkak të një problemi mungoi në humbjen me kilianët. Elseid Hysaj do të ulet në stol dhe vendin e tij do ta marrë Ivan Balliu. Në qëndër të mbrojtjes në krah të Gjimshitit do ta nisë si titullarë Marash Kumbulla,. Krahu i majtë i mbrojtjes është pronë e padiskutueshme e Mario Mitajt.
“Diga” prapa mbrojtjes do të jetë Ramadani dhe Asllani, teksa më i avancuar do të jetë Ernest Muçi. Nga krahët e sulmit një fanelë titullari pritet ta marrin Arbër Hoxha në të majtë dhe Arbnor Muçolli në të djathtë, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Armando Broja.
[caption id="attachment_730873" align="alignnone" width="800"] Formacioni i mundshem[/caption]